Rregullorja

Për të gjithë miqët e këtij fondi dhe të interesuarit tjerë, e vëmë në dispozicion Rregulloren e fondit “Nderi i Kombit Adem Demaçi”

KËSHILLI QENDROR PËR ADMINISTRIMIN E MJETEVE TË FONDIT
« NDERI I KOMBIT ADEM DEMAÇI »

R R E G U L L O R E

Neni 1.
Fondi „Nderi i Kombit Adem Demaçi“ është i vetmi fond i krijuar nga pjesëmarrësit e takimit të datës 16 dhe 30 mars të vitit 2014 në Neuenhof si dhe nga konsultimet e mbajtura në Prishtinë më datën 24 dhe 25 mars 2014, takime këto të cilat aprovuan këtë rregullore për mbledhjen e mjeteve për ndërtimin e rezidencës së Nderit të Kombit Adem Demaçi.

Neni 2.
Grumbullimi i mjeteve bëhët mbi bazat vullnetare.

Neni 3.
Mjetet mblidhen nga të gjithë qytetarët shqiptarë, pavarsishtë krahine, feje, ideologjie e partie, që kanë vullnet të mirë dhe gatishmëri për të ndihmuar realizimin e projektit për rezdencën e Nderit të Kombit Adem Demaçi. Pranohen edhe donacione nga të tjerët që duan ta ndihmojnë projektin.

Neni 4.
Mjetet e grumbulluara përdorën vetëm për financimin e projektit „Rezidenca e Nderit të Kombit Adem Demaçi“.

Neni 5.
Aktivistët për grumbullim të mjeteve janë të paisur me autorizimet e veçanta në formë të shkruar, të nënshkruar nga përsoni i ngarkuar për administrim nga Kryesia Qendrore e Fondit dhe që janë të vërtetuara me vulën e Këshillit.

Neni 6.
Autorizimet për disaporë, për shtet, land bëhen më krijimin e nënkëshillave dhe me pëlqimin e Këshillit Qendror.

Neni 7.
Përsonat e autorizuar, sipas nenit 5 dhe 6, të kësaj rregulloreje janë përgjegjës para Këshillit Qendror të Fondit. Ata kontributet i pranojnë përmesë bllokut, në të cilin secila fletë duhet të ketë nr.rendor dhe të jetë e vërtetuar me vulë. Fleta e parë i ipet kontribuesit një kopje mbetet për Këshillin Qendror. Grumbullimi i mjeteve poashtu bëhët edhe përmes fletëpagesave në konton e Fondit. Këshilli Qendror për administrim është i obliguar që brenda një muaj kontribuesit të ia dërgoi njoftimin për arritjen e mjeteve në fond.
Nese personi i cili ka dhënë mjete për Fondin „Nderi i Kombit Adem Demaçin“ dhe nuk e ka marrë fletënjoftimin, duhet t’i drejtohet me kopjen e pagesës Këshillit Qendror për administrimin e Fondit për ta verifikuar rastin dhe kontrolluar punën e veprimtarëve të Fondit. Kjo ndihmon korrektësinë, kontrollin dhe evitimin e gabimeve administrative.

Neni 8.
Këshilli Qendror për administrim të mjeteve bënë grumbullimin e mjeteve dhe distribuimin sipas kërkesës nga Këshilli në vendlindje.

Neni 9.
Përgjegjës për administrim të Fondit në disaporë është Këshilli Qendror për Administrimin e Fondit. Nënkëshillat i japin llogari Këshillit Qendror ndërsa Këshilli Qendror i jep llogari Këshillit në vendlindje dhe iu raporton rregullisht edhe kontribuesve.

Neni 10.
Përgjegjësit e Fondit jashtë vendit i japin llogari Këshillit Qendror për administrim për diasporë dhe raportojnë rregullisht, së paku një herë në muaj.

Neni 11.
Përgjegjësit e Fondit të njësive (landeve, kantoneve) i japin llogari përgjegjësit në atë shtet dhe raportojnë së paku një herë në muaj.

Neni 12.
Personat që autorizohen, duhet të jenë persona të verifikuar. Mjetet të cilat vërtetohet se kanë prejardhje të dyshimtë, i kthehen dhuruesit.

Neni 13.
Autorizime për veprimtarët dhe dëshmi të Fondit janë vetëm ato të cilat janë të lëshuara dhe të vërtetuara me vulën orgjinale të Fondit. Vula e Fondit dhe fizionomia e fletëdëshmisë së Fondit është një dhe e vetme.

Neni 14.
Rezidenca do të jetë pronë e mbrojtur me ligjet e shtetit të Kosovës dhe në të ardhmën Shtëpi Muze e Republikës së Kosovës në kujtim të veprës madhore të Nderit të Kombit Adem Demaçi.

Neni 15.
Veprimtaria e Fondit pushon në ditën e përurimit të Rezidencës.

Neni 16.
Këtë rregullore mund ta ndryshojë vetëm Këshilli Qendror i Fondit me propozim të Këshillave në nivel shteti apo landi (kantoni).

Neni 17.
Kjo rregullore u aprovua unanimisht nga pjesëmarrësit në mbledhjen themeluese të Fondit „ Nderi i Kombit Adem Demaçi“, të mbajtur më 30. 3. 2014 në Neuenhof të Zvicrës dhe hynë në fuqi menjëherë.

Neuenhof, Zvicër, 30 mars 2014

Copyright @ 2014 Fondi Nderi i Kombit Adem Demaçi